Diplomojnë dy togere të FSK-së në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”

Aktuale

Diplomojnë dy togere të FSK-së në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 13:06
Diplomojnë dy togere të FSK-së në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”

Në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar, më 20 nëntor, u  zhvillua ceremonia e diplomimit të oficer-kadetëve dhe parada tradicionale e diplomimit.

Në këtë ceremoni, togeret e FSK-së, Flutura Salihu dhe Doruntina Bërbatovci, diplomuan me sukses pas përfundimit të kursit intensiv dy mujor të “Oficerëve të kualifikuar profesionalisht” në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes bëhet e ditur se ky kurs synon certifikimin e mjekëve të ushtrisë, stomatologëve, avokatëve dhe oficerëve të tjerë të specializuar në aftësitë e Udhëheqjes Ushtarake.

Në këtë ceremoni, së bashku me togerët Salihu dhe Bërbatovci u diplomuan edhe 98 kadetë të tjerë, oficerë nga Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera të botës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat