Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka nënshkruar marrëveshje bilaterale me Letoninë për bashkëpunim ushtarak.
“Ky Memorandum përcakton fushat e bashkëpunimit të dy shteteve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, ka shkruar ai.
Postimi në Facebook:
Edhe një sukses yni i madh i radhës.
Kosova dhe Letonia me marrëveshje bilaterale për bashkëpunim ushtarak në funksion të sigurisë kontinentale dhe më gjerë.
Sot në Ministrinë e Mbrojtjes së Letonisë, bashkë me homologun tim letonez, ministrin e mbrojtjes, Artis Pabriks, nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit.
Ky Memorandum përcakton fushat e bashkëpunimit të dy shteteve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Kosova dhe Letonia kemi histori të ngjashme dhe objektiva të ngjashëm për kontribut në paqen, sigurinë dhe stabilitetin kontinental dhe më gjerë.
Rrugëtimi i Letonisë për anëtarësim në NATO është një ndër eksperiencat e duhura për ne drejtë synimit tonë!
Urime të gjithëve dhe na priftë e mbara drejtë sukseseve të reja!