Një person ka vdekur si pasojë e Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit.
Sipas raportit të MSH-së, janë shënuar 6 raste të reja ndërsa janë shëruar 8 persona, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë:
24 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.802 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.609.325 doza të vaksinës.
Deri më sot 758.250 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.575 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.727. Në total numri i rasteve aktive është 327.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/24/auto_259750562_2145978198893089_6142272825611872110_n1637762209.png)