Stano kërkon nga Prishtina rishqyrtimin e vendimit për ndalimin e hyrjes së Petkoviç në Kosovë

Aktuale

Stano kërkon nga Prishtina rishqyrtimin e vendimit për ndalimin e hyrjes së Petkoviç në Kosovë

Nga: F.B. Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:08
Peter Stano

Peter Stano zëdhënës i BE-së ka ftuar Prishtinën të shqyrtojë përsëri vendimin me të cilën ia ndaloi hyrjen në Kosovë shefit të delegacionit të Serbisë Petkoviç, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Stano deklaroi për “Tanjug” se vizita e Petkoviç në Kosovë ishte e paralajmëruar dhe në harmoni me marrëveshjen e arritur në Bruksel.

"E dimë se vizita e Petkoviç ishte e paralajmëruar në mënyrë adekuate dhe në harmoni me marrëveshjen për vizitat e ndërsjella të zyrtarëve Ftoj Kosovën, që të shqyrtojë vendimin e saj dhe të lejoj vizitën Petkoviçit” tha ai.

Ndërsa në insistimin e gazetarëve nëse BE do të reagojë pas vendimit të refuzimit të hyrjes së zyrtarëve nga Beogradi në Kosovë dhe mundësimi i tyre, në Bruksel thonë se ministrat e vendeve anëtare qartë presin nga palët respektimin dhe përmbushjen e marrëveshjeve të arritura në dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës, sikurse edhe gjetjen e mënyrës konstruktive të vazhdimit të bisedimeve.

"Kjo thirrje nga 27 vendet anëtare përfshin edhe marrëveshjen për respektimin e vizitave të ndërsjella, që është pjesë e normalizimit të raporteve dhe kontribuon në përparimin e dialogut” përfundoi Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat