Familja Iseni nga Komuna e Studeniçanit në Maqedoninë e Veriut ka humbur katër anëtarë të saj në aksidentin me autobus, që ka ndodhur në Bullgari, mëngjesin e 23 nëntorit.
Dyzet e gjashtë veta kanë vdekur në këtë fatkeqësi.
Në mesin e tyre edhe 12 fëmijë.
Maqedonia e Veriut ka shpallur tri ditë zie kombëtare.