Gazetari Xhevdet Pozhari, ka kritikuar ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli. Ai ka thënë se megjithëse është e thjeshtë dhe me shkollim brilant, ministrja Rizvanolli në praktikë nuk është askund, përcjell Bota sot.
Pozhari ka thënë se prej që është emëruar ministre, Rizvanolli nuk mbahet mend për ndonjë punë.
Reagimi i Pozharit në Facebook:
Qe qysh doket ministrja e thjeshtë, me një shkollim brilant, paraqitje modeste... por në praktikë hiq kërkund.
Këtë prototip nuk e kritikojnë kundërshtarët e Albin Kurtit. E dini pse? Nuk është kurrfarë faktori politik! Por, dështimet e saj dhe eventualisht të të tjerëve mezi presin me ia përshkru (me të drejtë) qeverisë Kurti.
Prej se është ministre nuk mbaj në mend për diçka të hajrit pos disa fjalëve të miqve të natyrës, "mos e kritiko se çikë e mirë është, po mundohet e shkreta!"
Ndoshta edhe ka punu, por puna e saj askund nuk përmendet dhe ky prapë është lëshim i saj.
Qe po ua jap mundësinë me tregu ju se çfarë ka punu gjatë këtyre muajve dhe që mua më ka ikur ndoshta!