Peci tregon a u pyet Lista Guxo për ministrin e Shëndetësisë

Aktuale

Peci tregon a u pyet Lista Guxo për ministrin e Shëndetësisë

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 21:29
Faton Peci

Me një minutë heshtje për nder të 46 viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari filloi mbledhja e 45-të e Qeverisë.

Në emrin të tij e atë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Albin Kurti u shprehu ngushëllime familjeve, që humbën më të dashurit në këtë fatkeqësi.

E kur pjesa kushtuar aksidentit në Bullgari përfundoi, radhën e kishin diskutimet për 34 pika të rendit të ditës.

Gjatë kësaj mbledhje, Ekzekutivi dha dritën e gjelbër për projektligjet që prekin dikasterin e Bujqësisë dhe atë të Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë.

Në kuadër të kësaj, Qeveria ndau 1.7 milionë euro si kompensim i dëmeve nga fatkeqësitë natyrorë në bujqësi.

Ndërsa, me propozim të ministres Rozeta Hajdari, Qeveria e Kosovës e ka miratuar draftin e Koncept-dokumentit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Kjo e fundit, doli edhe në një konferencë për media, ku foli për reciprocitetin ndaj Serbisë, ku u shpreh se këto masa janë duke u vendosur gradualisht.

Në këtë konferencë për media, ministrja Hajdari u shoqërua nga kolegu i saj qeveritar, Faton Peci.

Ky i fundit përveq që prezantoi projektligjet e miratuara për dikasterin që ky udhëheq, foli edhe për zhvillimet në listën partiake që i përket.

I pyetur se a kanë marr pjesë zyrtarët e partisë së tij në diskutimet e shefit të Qeverisë për emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë, ai dha këtë përgjigje.

“Në pyetjen që parashtruat ka shumë pasaktësi, pasi që unë kam deklaruar që është në kompetencë të plotë të kryeministrit Kurti ky vendim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat