Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim kryesuesit e Federatës së Paqes Universale, Katsumi Otsuka dhe Jacques Marion.
Kurti me këtë rast theksoi fokusin e Qeverisë në rritje ekonomike edhe zhvillim të ekonomisë si dhe synimin për të tërhequr investime të huaja direkte. Ai i njoftoi me rritjen e të hyrave tatimore për rreth 1/3 dhe rritjen ekonomike dyshifrore.
Duke folur për situatën me pandemi, kryeministri tha se deri tani me një dozë janë vaksinuar mbi 64 për qind e popullatës së planifikuar për vaksinim, ndërsa me të dyja dozat mbi 56 për qind.
Në takim u tha se paqja po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, ndërsa theksuan rëndësinë e studimit të paqes nga të rinjtë. Po ashtu u tha se Kosova si vend që ka përjetuar luftën, mund të dërgojë një mesazh të fortë se sa e rëndësishme është paqja.
Kryesuesit e Federatës së Paqes Universale bën të ditur se kryeministri i Kamboxhias së shpejti do t’i dërgojë ftesë zyrtare kryeministrit Kurti për Samitin e radhës të paqes në Seul.