Punonjësit shëndetësorë do të mbajnë sot një grevë të përgjithshme, me kërkesat që Projektligji për Pagat të shkojë sa më parë në Parlament dhe i njëjti të fillojë së implementuari nga viti i ardhshëm.
Këshilli Drejtues i FSSHK-së ka kërkuar javën e kaluar takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi.
Kjo me qëllim që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me sindikatat dhe faktorë të tjerë dhe të shkojë sa më parë në Parlament.
FSSHK-së paralajmëron se grevat dhe veprimet e tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë.