Analisti politik, Xhevdet Pozhari ka reaguar pas paralajëmërimit të PDK-së për formimin e ‘Qeverisë në hije’.
Ai në një postim në Facebook tha se PDK po vepron njësoj si pas vitit 1999, kur Hashim Thaçi e kishte formuar ‘Qeverinë teknike’ dhe i bënte ftesë presidentit Ibrahim Rugova.
Tutje, Pozhari përmendi edhe pazaret që ndodhën në krye me Thaçin.
“Pas vdekjes së Rugovës nisën qeverisjet e pazareve me në krye Hashim Thaçin. Nuk u ngi derisa u bo edhe president. Në fund e hëngri kryt e vet!
Tash kanë punë me Albin Kurtin, e me gjasë shumë gjatë do të mbesin nën hijen e tij!”, deklaroi Pozhari, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
PDK së shpejti paskan me e formu "Qeverinë në hije".
Flaka ju del me qenë në Qeveri. Sun u duruan as 1 vit. Kështu edhe Hashim Thaçi ia bënte vetes qejfin pas 99-ës. E pat formu "Qeverinë Teknike" dhe e ftojke Ibrahim Rugovën me u kthy në Kosovë. Rugova u kthy dhe i pat mujt krejt bashkë. Por, ishte zemërgjerë, i pat marr në Qeveri. Kuptohet, asokohe PDK-ja nuk i kishte gjynahet e sotshme.
Pas vdekjes së Rugovës nisën qeverisjet e pazareve me në krye Hashim Thaçin. Nuk u ngi derisa u bo edhe president. Në fund e hëngri kryt e vet!
Tash kanë punë me Albin Kurtin, e me gjasë shumë gjatë do të mbesin nën hijen e tij!