Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka thënë se deputetët në Kuvend do të konsumojnë vetëm ujë që ofrohet nga rrjeti publik i ujësjellësit.
Sipas saj, ky është një mesazh domethënës dhe nga kjo do të kursehen paratë publike, dhe do të ruajmë mjedisin nga plastika.
Postimi në Facebook:
Një hap i vogël por me mesazh domethënës. Deputetët, posa të krijohen kushtet, do të konsumojnë vetëm ujë që ofrohet nga rrjeti publik i ujësjellësit.
Nuk do të blihet më ujë siç është blerë më parë.
Do të pijmë ujë që vjen nga rrjeti publik sikurse pin mbi 80% e popullatës në Kosovë. Kjo e ngrit edhe vetëdijen e secilit deputet për rëndësinë e cikësisë së ujit të rrjetit publik.
Do ta ruajmë mjedisin. Për çdo muaj në deponitë tona nuk do të hedhim rreth 5 mijë shishe të plastikës e rreth 5 mijë gota të plastikës në muaj.
Do të ulim shpenzimet e parasë publike. Kuvendi shpenzon rreth 9 mijë euro në muaj për furnizim me ujë. Çdo vit do të kursejmë rreth 25 mijë euro.
Ky hap është vetëm një pjesë e vogël e mozaikut që duhet ta plotësojmë së bashku.