Gjykata Supreme ka marr vendim që të përsëritet votimi nga jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit.
Aktgjykimi i Gjykatës Supreme urdhëron KQZ-në që të organizojë përsëritjen e Procesit të Votimit nga jashtë për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve Lokale për kryetar të Komunës së Dragashit.
"Ankesa e kandidatit të LDK-së Bexhet Xheladini është pranuar pjesërisht, teksa është refuzuar pjesa tjetër e ankesës ku kandidati i LDK-së ka kërkuar që votat e mëparshme me postë të përfshihen në rezultatin final".
Kujtojmë se, Më 14 nëntor, Shaban Shabani i Partisë Demokratike të Kosovës mori 5 mijë e 648 vota, apo 47 më shumë se kundër-kandidati nga LDK, Bexhet Xheladini.
Madje, rezultati ishte zvogëluar në vetëm 17 vota më pak për LDK-në pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
Gjithçka ishte përmbysur nga votat me postë, ku 244 ishin për LDK-në, ndërkaq 54 për PDK-në.
VENDIMI I PLOTË I GJYKATËS SUPREME