Kryeministri Kurti takohet me Presidentin Meta

Aktuale

Kryeministri Kurti takohet me Presidentin Meta

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 15:25
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Në takimin Kurti-Meta mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje, gjersa kanë vazhduar bisedën pa pranin e kamerave.

Meta këtë të enjte ka takuar edhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, liderin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Meta pritet që sot të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat