Një 45 vjeçar nga Kosova nga fshati Malësi e Prizrenit është arrestuar sot nga policia e Beratit nën dyshimet se i njëjti e ka dhunuar nipin e tij tetëvjeçar.
Rastin e kishte raportuar motra e të dyshuarit e cila jeton me djalin e saj në Berat.
45 vjeçarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 45 ditësh nga policia e Beratit pas ekzaminimit mjekësor që i është bërë tetëvjeçarit ku është konstatuar se ai është dhunuar.
Media ka biseduar edhe me vëllain e të dyshuarit i cili e ka mohuar kategorisht se ka ndodhur një gjë e tillë.
Pamjet: