Tomë Gashi: Prokuroria të përgatitet për arrestime

Aktuale

Tomë Gashi: Prokuroria të përgatitet për arrestime

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 19:59
Tomë Gashi

Avokati i i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi, ka dhënë një paralajmërim, sa i përket vdekjes së Astrit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ai në një postim në Facebook ka postuar tabelën e rrugës që mban emrin e Astrit dhe Arbënor Deharit.

Kurse në përshkrimin e saj avokati Tomë Gashi, që është përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje ka paralajmëruar Prokurorinë të përgatitet për arrestime.

“Prokuroria të përgatitet për arrestime!”, shkruan Gashi.

Kujtojmë se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharim vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, me 5 nëntor 2016, në rrethana ende të pasqaruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat