Kurse, brenda komunës së Malishevës, Ekrem Kastratin është bërë gati një dhuratë edhe më e madhe.
Si fitues i zgjedhjeve, atij ia lëshoi karrigen e të parit të qytetit, bashkëpartiaku i tij, Ragip Begaj.
Gjendja jo fort e mirë shëndetësore e këtij të fundit, është një ndër arsyet që kjo komunë të bëjë e para dorëzim-pranimin e detyrës.
Kryetari i ri nuk u prononcua me arsyetimin se nuk i lejohet me ligj një gjë e tillë, pa bërë edhe betimin në mbledhjen e asamblesë.
Kjo pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme.