Në 2020-ën është arrestuar nga policia/ Flet vëllai i të akuzuarit për përdhunimin e nipit

Aktuale

Në 2020-ën është arrestuar nga policia/ Flet vëllai i të akuzuarit për përdhunimin e nipit

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 21:38
Belul Kokollari

45-vjeçari nga fshati Malësi e Prizrenit, në Kosovë, është arrestuar sot nga policia e Beratit nën dyshimet se ka dhunuar nipin e tij 8-vjeçar. Rastin e kishte raportuar motra e të dyshuarit e cila jeton me djalin e saj në Berat.

Vëllai i të dyshuarit, e ka mohuar kategorikisht se ka ndodhur një gjë e tillë. Vëllai i të dyshuarit ka deklaruar se të katër vëllezërit kanë raporte shumë të mira me motrën që jeton në Berat.

I arrestuari ishte nisur për në Shqipëri për të vizituar motrën, kur policia e arrestoi në pikën kufitare Morinë. Ai edhe në fund të vitit 2020 ishte ndaluar në Shqipëri për plagosjen e një shtetasi shqiptar në lidhje me një pronë rreth së cilës kanë pasur probleme motra e tij dhe bashkëshorti i saj.

45-vjeçarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 45 ditësh nga Gjykata e Beratit, pas ekzaminimit mjekësor që i është bërë 8-vjeçarit ku është konstatuar se ai është dhunuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat