Nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Policia e Kosovës e ka realizuar një aksion ka kryer një bastisje në fshatin Prugoc të Prishtinës ku është identifikuar një laborator për prodhimin e substancave narkotike.
Aty janë konfiskuar 179 bimë narkotike të gjatësive të ndryshme të llojit kanabis dhe është identifikuar një i dyshuar që gjendet në arrati.
Një aksion i tillë është zhvilluar gjatë ditës së djeshme në fshatin Grashticë.
Lidhur me këto ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Me këtë rast Sveçla ka paralajmëruar edhe aksione të tjera kundër drogës.
“Dje në Grashticë, sot në Prugoc, nesër ….”.