Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar Manastirin e Deçanit, nga ku i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronën e këtij manastiri.
“Toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë çelësi për një shoqëri multietnike dhe demokratike.
I bëj thirrje Qeverisë së KS që të zbatojë aktgjykimin e GJK”, ka thënë Szunyog.
Tutje, ai tha se të drejtat pronësore të Manastirit duhet të respektohen.
Në këtë postim, ai ka marrë reagime nga qytetarë të cilët e kritikuan se ai nuk e përmendi emrin e manastirit në gjuhën shqipe por vetëm në atë angleze e serbe.