Profesori Binak Maxharraj i ka thënë kryeministrit Kurti që të bëjë kujdes nga Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ai dhe Vuçiq po i përgatisin diçka të papritur që ka të bëjë me Ballkanin e Hapur, përcjell Bota sot.
Ai i ka thënë të bëjë kujdes pasi kur është në pyetje Serbia, Rama e shkel edhe Kosovën.
Postimi i tij i plotë:
KUJDES ALBIN, JE NË KURTHIN E EDI RAMËS?!
Sot në Elbasan do të mbahet mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në këtë mbledhje do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje ndër duar. Nga Rama dhe Vuçiq po të përgatitet diçka e papritur, që ka të bëjë me Ballkanin e Hapur.
Në mbledhjen e përbashkët, midis tjerash, do të nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve të dy vendeve. Sipas marrëveshjes së miratuar nga qeveria, shtetasit nga Kosova do të marrin leje qëndrimi me afat 5-vjeçar me një aplikim dhe pa dokumente parashihet edhe ne "Open Balkan".
Rama me këtë marrëveshje që pritet të nënshkruhet në Elbasan, po dëshiron ta shtyjë kryeministrin Kurti që edhe Kosova ta përmbajë projektin e Ballkanit të Hapur.
Pra Albin kujdes ky është një kurth, mos bjer në të, se pastaj e hëngre sepse kur është në pyetje Serbia dhe Vuçiq, Rama është në gjendje të shkelë jo vetëm Kurtin por krejt Kosovën.