“E kritikoi Albin Kurtin, Qeveria t’ia jap këtë pozitë Ganimete Musliut”

Aktuale

“E kritikoi Albin Kurtin, Qeveria t’ia jap këtë pozitë Ganimete Musliut”

Nga: H.O. Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 10:28
Ganimete Musliu

Profesori dhe publicisti Binak Maxharraj në një prononcim të tij ka komentuar kritikat e deputetës Ganimete Musliu karshi Qeverisë Kurti.

Maxharraj shkruan se ajo nuk qenka e kënaqur me punën e kësaj qeverie, por ajo nuk i njerëzit e saj, siҫ thotë ai, Thaҫin, Veselin, Mustafën por as Grenellin për t'i ndihmuar në rrëzimin e qeverisë.

Madje Maxharraj thotë se vetë deputetja Musliu kishte deklaruar se deri në klasën e shtatë nuk e ka ditë emrin e vet.

Prononcimi i plotë:

GANIMETE MUSLI ME E ZONJA SE ALBIN KURTI

Edhe kjo po bëjka vaki?!

Gonja nuk qenka e kënaqur me punën e qeverisë Kurti II. Ajo po deklarohet hapatas kundër qeverisë sepse na qenka qeveri shterrpë pa projekte, sepse qeveria s'paska kuadro të afta që të bëjë projekte të mira.

Ajo thotë:

"Unë do t’i paraqes disa projekte modeste(qeverisë) sepse e kuptoj që qeveria s’ka kapacitete për projekte të mëdha, qysh po shihet. I mungojnë kuadro të afta. Keni thënë se janë bërë gati për 12 vjet, por siç po shihet qeverinë nuk do ta mbani as për 12 muaj.

Askush se ka bërë ndërmend se Drenica ka kësofar kuadrash të nivelit te Ganimetes që të bëjë projekte madhore për qeverinë.

Por kjo Ganimetja dikur thoshte në Parlamentin e Kosovës ka deklaruar se deri në klasën e shtatë nuk e ka ditë emrin e vet.

Edhe kësaj i paska shkuar mendja me e rrëxu qeverinë Kurti II por tani nuk i ka Thaçin, Veselin, Mustafën por as Grenellin për t'i ndihmuar në rrëzimin e qeverisë Kurti II.

E gjora Ganimete, e mjerë ajo qeveri kur bëhet myftaqë për projektet e Gonës, por ndoshta qeveria do te bënte mirë qe ta angazhojë Ganimeten në ndonjë feemë lopësh sepse ajo dinë mirë me i mjelë besa është edhe baçicë e mrekullueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat