Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pas propozimit që Kosova dhe Shqipëria të kenë një Abetare të përbashkët.
Përmes një postimi në Facebook, këtë ai e ka quajtur super lajm, më i miri i mundshëm për të gjithë shqiptarët, përcjell Bota sot.
Postimi i plotë:
Shqipëria dhe Kosova pajtohen të kemi një Abetare unike për Shqipëri, Kosovë dhe në të ardhmen për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.
Super lajm. Lajmi më i mirë i mundshëm për të gjithë shqiptarët.