Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy qeverive, dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti kanë dalë në një konferencë të përbashkët duke pasqyruar dhe vullnetin e përbashkët për zbatimin konkret të tyre.
Mbledhja e shtatë mes dy qeverive, por e para si Albin Kurtin kryeministër, ka dhuruar edhe "fërkime" të vogla mes dy kryeministrave, por që në fund të dy kanë shprehur qëllimin e mirë për të zbatuar marrëveshjet.
"Kemi hedhur pikat e takimit, kemi firmosur një sërë marrëveshjesh shumë konkrete. Kemi nisur menjëherë nga puna për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, kjo është e rëndësishme për t'u nënvizuar, që të dy qeveritë kanë parashikuar një fond për këtë qëllim në buxhetin e vitit të ardhshëm, të dy ministritë kanë dakordësuar për ngritjen ekipit të përbashkët ndërkohë", tha Rama.
Ai shtoi se edhe "synimi i Albinit dhe i imi për të shtrirë sa më shumë rrjetin e shërbimeve konsullore të përbashkëta, duke u bazuar në modelet pozitive si Milano dhe Mynihun".
"Më lejoni ta falendëroj sinqerisht të giithë skuadrën e Kosovës, Albinin personalisht, për ritmin e ri që ka marrë ky bashkëpunim. Problematikja nga niveli i lartë politik i vendimmarrës i qeverisës në nivelin e zbatimit të administratës është një praktikë bllokuese. Krijimi i seketariati për dy qeveritë, si mekanizëm i ri funksional e që raporton e orientohet nga zyra e dy kryeministrave, e që informon zyrat për problematikë që ka nevojë për ndërhyrje të dy kryeministrave është një hap që besoj se do ta shtyjë më tej zbatimin e marrëveshjen. Albin miku im mundimin për të ardhur deri këtu, do të kishim dashur dhe të prisnin me diell, nuk ia dolëm, mbase ky shi që vazhdon e nuk pushon besoj se është ogur i mirë për bereqet për ndërvperimin e gjithë hapësirës së dy shteteve, duke e kthyer kufirin në një formaliteti në atë që na përcakton si dy shtete të ndryshme, e jo si një mur mes dy vendeve", tha Rama.