Projekti “Open Ballkan”, nuk kishte si të mungonte në konferencën për shtyp të dy kryeministrave Edi Rama-Albin Kurti.
Rama është pro këtij projekti, ndërsa Kurti kundër dhe nuk e ka përkrahur deri më tani.
"Mos prisni kurrë që mes meje dhe Albinit debatet të jenë të mbyllura, është fiziologjia e njerëzve që nuk rrinë dot pa u menduar”, ka thënë Rama, duke bërë që Albin Kurti të qesh me zë të lartë.
Ndërsa ky i fundit tha se këto takime dëshmojnë Shqipëria dhe Kosova mund të dakordohen pa e përmendur fqinjin verior të Republikës së Kosovës
“Këto takime dëshmojnë që Shqipëria dhe Kosova mund të dakordohen pa e përmendur fqinjin verior të Republikës së Kosovës. Ajo çfarë bëmë ne sot është liberalizimi i kufirit për qytetarët dhe bashkëpunimi i zyrtarëve, kufiri po relativizohet për qytetarët dhe po shtojmë bashkëpunimin, meqë është përgjegjësi e jona”, është shprehur Kurti.