Nën patronatin e Komunës së Pejës, për herë të parë shënohet, themelimi i dy grupeve të para të armatosura në mbrojtje të Republikës së Kosovës. Po ashtu shënohet 30 vjetori i hyrjes së 33 pjesëtarëve të armatosur nga Shqipëria në Kosovë, në krye me Sali Çekun dhe Adem Jasharin. Sali Çeku atëherë ishte prijës i të dyja grupeve, i cili i kishte kryer stërvitjet me grupin e parë dhe kishte qenë udhëheqës edhe i atij grupi.
“Ju njoftojmë se nën patronatin e Kryetarit tё Komunës së Pejës z.Gazmend MUHAXHERI do të mbahet Manifestimi Jubilarë me rastin e shënimit te 30 vjetorit te hyrjes në Kosovë të grupit tё parё tё armatosur nën drejtimin e komandantit Sali Çekaj, me 02.12.1991.
Manifestimi mbahet ditën e Enjte me datë 2 dhjetor 2021, në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë, me fillim në ora 13:00”, thuhet në njoftimin e komunës.
Ceremoni fillon në ora 11.00 me vendosjen e Pllakës memoriale të heroit Sali Çekaj dhe 32 pjesëtarëve të grupit.
Manifestimi qendror mbahet në Teatrin e qytetit “Istref Begolli”.