Para Kurtit sot tha se është anëtar i Vetëvendosjes, Abazi i reagon mikut “oligark” të Ramës

Aktuale

Para Kurtit sot tha se është anëtar i Vetëvendosjes, Abazi i reagon mikut “oligark” të Ramës

Nga: A.ZH Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 20:03
Gjergj Luca, Edi Rama dhe Albin Kurti

Mbledhja e dy qeverive shqiptare, është mbajtur sot në restorantin e biznesmenit Gjergj Luca, në Elbasan.

Në disa pamje të publikuara nga kryeministri i Shqipërisë, Luca shihet duke mirëpritur në "kështjellën e tij" mikun e tij Edi Ramën dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Luca ka thënë se është anëtari më i vjetër i Vetëvendosjes.

“Unë Gjergj Luca si anëtari më i vjetër i Vetëvendosjes, sepse kam vendosur çdo gjë në jetën time, sot jam pranë këtij burri dhe jam anëtar i kësaj partie. Respekt për mikun, respekt për të zotin e shtëpisë”, ka thënë Luca.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar Boiken Abazi, ish-kryetar i Vetëvendosjes në Shqipëri, përcjell Bota sot.

Teksa e ka quajtur “oligark monopolist” Lucën, Abazi ka thënë se Luca para pak kohësh ofendonte VV-në, madje edhe Kurtin.

Sipas tij, Luca tani e sheh Kurtin si para.

“Gjergj Luca, oligarku monopolist paska thënë sot se po anëtarësohet në Lëvizjen VETËVENDOSJE, pas turit që Rama i bëri Kurtit në "kështjellën" e Lucës në Elbasan. Tani ka mbetur pa u anëtarësuar në Lëvizje edhe Çet Kastrati dhe Samir Mane dhe plotësohet mozaiku. Por mbase Rama nuk ia kishte shpjeguar Kurtit se si e ka ngritur Luca perandorinë e tij, e mbase as nuk i ka treguar se si Luca na ofendonte të gjithëve, bashkë me Kurtin, para shumë pak kohësh, e si i shfrytëzon punëtorët e i detyron të votojnë për Ramën. Por, si i thonë fjalës, paraja e hedh ujin përpjetë, e jo më "bindjet" e Lucës, që tani e sheh Kurtin si €€€.”, ka shkruar Boiken Abazi në Facebook./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat