Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas sulmit ndaj në autobusi me nxënës në Gllogjan të Deçanit.
Pacolli u shpreh i tronditur nga ky rast, ku shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave.
“Tragjedi si kjo duhet të na bëjnë të zgjohemi dhe të kërkojmë zero tolerancë për armëmbajtje dhe për kriminelët e tillë”, shkroi ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Jemi të tronditur nga lajmi për të paktën katër të vrarë në fshatin Gllogjan të Deçanit. Lutemi për të lënduarit dhe shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve të viktimave. Tragjedi si kjo duhet të na bëjnë të zgjohemi dhe të kërkojmë zero tolerancë për armëmbajtje dhe për kriminelët e tillë!