​Policia në Pejë: Tre persona janë të vdekur dhe një i plagosur

Aktuale

​Policia në Pejë: Tre persona janë të vdekur dhe një i plagosur

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Përkundër informacioneve të dala se numri i të vrarëve ka arritur në katër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë, se si pasojë e sulmit me armë të një autobusi në fshatin Gllogjan, tre persona kanë vdekur, si dhe një tjetër është plagosur.

Sipas tij, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

Përndryshe, bëhet e ditur se shoferi i autobusit dhe dy nxënës kanë mbetur të vdekur nga të shtënat me armë.

Ndërsa një nxënës tjetër është plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat