I tërë fshati Gllogjan është tronditur nga ngjarja që ndodhi sonte atje.
Banorët e këtij fshati kanë dalur në rrugë, teksa kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shkuar për t’i vizituar familjarët e viktimave.
Policia është po ashtu në vendin e ngjarjes dhe është duke kryer hetimet.
Përkundër informacioneve të dala se numri i të vrarëve ka arritur në katër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se si pasojë e sulmit me armë të një autobusi në fshatin Gllogjan, tre persona kanë vdekur, si dhe një tjetër është plagosur.