Reagon Ilir Meta pas sulmit në Deçan

Aktuale

Reagon Ilir Meta pas sulmit në Deçan

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 22:28
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vdekjes së tre personave nga sulmi me armë zjarri në autobusin në Gllogjan të Deçanit.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Meta tha se ka besim të plotë te institucionet përgjegjëse të Kosovës që të zbulojë sa më parë autorët që Meta thotë se meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor.

“Thellësisht i tronditur nga akti kriminal në Gllogjan të Deçanit, ku sipas të dhënave paraprake raportohet për tre humbje jete dhe një të plagosur. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e plotë familjeve të të vrarëve dhe të gjithë popullit të Kosovës, duke bashkëndarë me ta dhembjen e madhe për këtë ngjarje shumë të rëndë”, ka shkruar Meta.

“Të lënduarit i uroj shërim sa më të shpejtë dhe përgëzoj ekipet mjekësore për përkushtimin dhe profesionalizmin, që po dëshmojnë! Kam besimin e plotë se institucionet përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës do të zbulojnë sa më parët autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor”, u shpreh më tej ai në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat