Zëvendësdrejtori Rajonal i Policisë në Pejë, Veton Elshani, ka thënë se dyshimet janë që autobusi ku vdiqën tre persona dhe një u plagos është sulmuar nga një person.
Ai ka theksuar se janë duke hetuar të gjitha pistat për të zbuluar se si ndodhi tragjedia në Gllogjan të Deçanit.
“Dyshimet janë se sulmi është kryer nga një person i vetëm”, është shprehur ai.
Elshani ka thënë se nuk dihen motivet që kanë çuar deri tek rasti.