Dy nxënësit e vrarë në Gllogjan të Deçanit, janë po nga ky fshat. Ndërsa shoferi i autobusit, i cili po ashtu mbeti i vrarë nga sulmi me armë në drejtim të autobusit, është nga fshati Skivjan.
Kështu thonë burimet, sipas të cilave nxënësi i vrarë 17 vjeçar me mbiemrin Hamzaj është nga fshati Gllogjan.
Nga ky fshat është edhe nxënësja e lindur në vitin 2004, me mbiemrin Mustafaj.
Nxënësit që kanë qenë në autobus, kanë thënë se një person i maskuar ka dal përpara autobusit dhe ka shtënë në drejtim të autobusit.