Avokati Arianit Koci i bindur se sulmi në hyrje të Gllogjanit është terrorist, ka shpërthyer me një reagim, duke e përcaktuar madje edhe se si mund të arrihet rezultati, që e verifikon tezën e tij.
Koci kërkon shtetrrethim të Deçanit e Rrafshit tët Dukagjinit dhe të hetohet çdo hyrje-dalje në Kosovë, për një javë.
Lexojeni reagimin e avokatit Koci:
Tre burra të aftë, të ndershem dhe trima të Inteligjencës së Policisë - e ka të tillë; po aq burra nga AKI - dhe duart e lira në hetim - i zbulojnë terroristat e sulmit në Deçan, shumë shpejtë.
Nëse nuk ka interferim!
Natyrisht, sonte duhet që krejt Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim; patrullat e policisë të dalin në rrugë, dhe të hetohet çdo hyrje/dalje në Kosovë.
Një javë. Nuk duhet më shumë për zbulim të këtij akti terrorist.
Analistat e inteligjencës, nuk guxojnë të pushojnë hiç.
Përndryshe, motivet mund të jenë shumë më pak komplekse, se që mendohet.
Në nje vend ku ka krizë të moralit, motivet e krimeve makabër, shpesh janë me “tokësore” se që mendohet.
Sidoqoftë, burgimi i përjetshëm është masa e vetme që duhet të aplikohet në këtë rast.
Arianit Koci