Pas ngjarjes tronditëse në Gllogjan të Deçanit ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama tha se ky rast meriton ndëshkim ekstrem të drejtësisë.
Gjithashtu, kryeministri shqiptar shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.
“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues”, deklaroi Rama, përcjell “Bota sot”.