Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave nga ngjarja tragjike në Deçan të Kosovës ku humbën jetën 4 persona.
Me një postim në Twitter, Xhaçka shkruan se ajo dorë kriminale që shkaktoi këtë tragjedi meriton ndëshkimin më të ashpër.
“Pikëllim e dhimbje për tragjedinë në #Kosovë të shkaktuar nga një dorë kriminale që meriton dënimin më të ashpër që parashikon ligji.
Mendjet e lutjet tona ju shkojnë familjeve të viktimave të pafajshme! U prehshin në paqe”- shkruan ajo