Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj është deklaruar lidhur me vrasjen në Gllogjan të Deçanit ku kanë mbetur të vdekur tre persona, dy prej tyre nxënës dhe një tjetër është plagosur.
Isufaj: Jemi duke punuar në drejtim të identifikimit të autorit të vrasjes në Gllogjan
“Janë tri viktima, shoferi i autobusit dhe dy nxënës dhe një tjetër është i plagosur. Për momentin nuk kemi çka të shtojmë dhe nuk kemi informata të tjera, ne jemi duke punuar nëse kemi diçka do ta ndajmë me ju.
Jemi duke punuar në drejtim të identifikimit të autorit”, tha ai.