Ylli i muzikës shqiptare, Shkurte Fejza, ka reguar me emocione dhembshurie për sulmin në Gllogjan, ku u vranë tre veta, dy prej tyre nxënës,
Shkurte Fejza që aq shumë i ka kënduar vlerave fisnike të shqiptarëve ndihet e trishtuar nga akti kaq i rëndë kriminal.
“Kur vriten fëmijët, vritet e ardhmja e jonë.
Ngjarje trishtuese, e rëndë dhe shumë e dhimbshme që na pikëlloj shumë.
Një vepër kriminale, makabër që e bējnë vetëm terroristët më primitiv.
Ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave”, ka shkruar ajo sonte në FB.