Stafi mjekësor në Spitalin e Pejës, ka njoftuar se në këto moment, nxënësi që mbeti i plagosur nga të shtënat në Gllogjan, po i nënshtrohet intervenimit operativ për t’ia hequr gëzhojën e armës.
Sipas mjekësve, gëzhoja është në kofshën e këmbës së majtë ku ka ene të mëdha të gjakut por as ato dhe as dhe kocka nuk është e dëmtuar.
Nxënësi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë dhe me vetëdije të plotë.
Ai ka pritur të afërmit dhe përfaqësuesit e institucioneve.