Analisti politik, Skëndër Mulliqi ka reaguar pas rastit të mbrëmshëm në Gllogjan, ku mbetën të vdekur tre persona.
Ai në një postim në Facebook, ka folur edhe për tragjedinë e ndodhur në Bullgari, ku humbën jetë 46 persona, 45 nga ta shqiptarë.
Postimi i plotë:
Pas lajmit të rëndë ku humben jetën 46 udhëtarë në autobusin, i cili u dogj në Bullgari, sonte morëm lajmin tjetër tragjik, ku thuhet se në një atentat nga një person i maskuar dhe ende i panjohur, se ende nuk ka informacione të sakta nga organet kompetente, u sulmua autobusi duke lënë tre të vdekur, e një të plagosur, i cili qarkullonte nga Gjakova për në Gllogjan.
Edhe pse këto dy ngjarje janë të ndara të një harku kohor të shkurtër , dhe ende të paverifikuara se cilat ishin shkaqet e vërteta, që sollën këto tragjedi, lënë vend për të dyshuar se mos bëhet fjalë për sulme të organizuara terroriste, që nuk kishin dashur të besojmë. Një autobus u dogje në tërësi, e tjetri autobus u sulmua me kallashnikov siç po thuhet, nuk duket si shumë koincidence.
Edhe rasti kur u dogj spitali për të sëmurit më Covidit me Tetovë, sikur ka mbetur ende i pa sqaruar nga organet kompetente atje, se cili ishte shkaktari që ky spital mori flaken, ku pati edhe të vdekur.
Natyrisht se këto që them janë supozime të mundshme, për sulme terroriste. Por edhe për çdo shkak tjetër që mund të ketë lidhje ky rast, duhet të zbardhet sa me shpejt ky akt mizor i vrasjes të nxënësve nga organet përkatëse. Një ambasadë e një shteti të huaj paska tërhequr vërejtjen shtetasve të vet që shërbejnë në Kosovë se: “Ka mundësi të ketë aksione armiqësorë në Kosovë” nga periudha 26 nëntor deri më 30 nëntor duke iu kërkuar atyre që t’i shmangin qendrat tregtare dhe vendet më grumbull të madh njerëzish.
Ngushëllime familjeve të viktimave ,dhe shërim të lënduarit që gjendet në Spitalin Rajonal të Pejës.