Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Serbia nuk e ka lejuar vizitën e sotme të katër ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Serbia është vendi i vetëm në rajon që me ligj kufizon lirinë e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se s’ka moment tjetër për veprim, se tani është momenti i duhur dhe duhet ndihma e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
S’ka moment tjetër për veprim.
“RIGHT HERE, RIGHT NOW”.
Serbia nuk ka lejuar vizitën e sotme të katër ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës. Çfarë asimetrie të drejtash mes Luginës së Preshevës me serbët në Kosovë.
Serbia mbetet i vetmi vend në rajon që me ligj kufizon lirinë e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare.
Si pasojë e kësaj, Lugina e Preshevës, sot, në festën më të madhe kombëtare, mbetet rajoni vetëm i banuar me shqiptarë që nuk mundet lirshëm të realizojë të drejtën dhe lirinë e përdorimit të simbolit kombëtar si pjesë të identittit kombëtarë.
Në këto rretha ndër më të rëndat nëpër të cilat po kalon, Lugina e Preshevës, ka nevojën si kurdoherë më parë për ndihmën shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
S’ka moment tjetër për veprim, sot është nevoja, sot është edhe koha:
“Right Here, Right NOW”.