Profesori Enver Bytyçi ka reaguar pas ndalimit të vizitës së katër ministrave nga Kosova për në Kosovën Lindore.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ata ministra nuk u refuzuan si terroristë por thjesht se po bënin vizitë, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se tani presim që analsitët pro-serbë të thonë se ministrat e Kosovës provokuan dhe do të thonë po ashtu se Albin Kurti provokon se nuk e dëshiron dialogun me Serbinë.
Postimi i tij i plotë:
Sot në mëngjes Serbia ka refuzuar që katër ministra të Kosovës të bëjnë një vizitë dy ditore në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Këta ministra nuk u refuzuan si herë të tjera si "terroristë", por thjesht se po bënin një vizitë në këto qytete!
Tani presim që analistët pro-serbë t'i bashkohen propagandës së Beogradit e të thonë se ministrat e Kosovës provokuan. Ata do të thonë gjithashtu se "Albin Kurti provokon, mbasi nuk e dëshiron dialogun me Serbinë"! Sikur ministrat e tij do të shkonin në Luginën e Preshevës për "luftë" dhe jo per të biseduar me qytetarët e kësaj treve.