Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka ftuar qytetarët që të mblidhen në orën 16:00, në qendër të qytetit, për të ndezur qirinj në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që humbën mbrëmë familjarët, pasi u vranë në një autobus që po barte nxënës nga Gjakova për në Deçan.
“Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit, Ju ftoj që sot, në ora 16:00, të takohemi në qendër të qytetit, për të ndezur qirinjë në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që mbrëm tragjikisht humbën më të dashurit e tyre!”, ka shkruar Ramosaj në një postim në “Facebook”.
Policia e Kosovës ka dal me raport për sulmin makabër që u krye mbrëmë në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një.
Policia ka bërë me dije se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital.
I dyshuari për rastin gjendet në arrati.