Avokati Arianit Koci ka dalë në përkrahje të mediave, lidhur me raportimin për tragjedinë që ndodhi mbrëmë në Gllogjan.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se mediat e kanë kryer punën mirë, duke informuar për çdo detaj, siç edhe është misioni i tyre, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se tani radhën e kanë organet e hetuesisë.
Postimi i tij i plotë:
Mediat, siç po shihet, lidhur me tragjedinë në Gllogjan, e kanë kryer shumë mirë punën e vet.
Na kanë informuar dhe po vazhdojnë të na informojnë për çdo detaj, ashtu siç edhe është misioni i tyre.
Hats off!
Natyrisht, gjithmonë ka vend për më mirë.
Tash, rendin e kanë organet e hetuesisë.