Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka shprehur ngushëllime pas vrasjes së tre personave në një autobus që po barte nxënës nga Gjakova në Deçan.
Von Cramon ka kërkuar hetim të shpejtë për rastin.
“Ngushëllimet e mia të thella popullit të Kosovës për humbjen tragjike të 3 jetëve në sulmin monstruoz të djeshëm në Gllogjan”, ka shkruar ajo në një postim në “Twitter”.
Policia e Kosovës ka dal me raport për sulmin makabër që u krye mbrëmë në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një.
My deep condolences to the people of Kosovo over the tragic loss of 3 lives in yesterday's monstrous attack in Gllogjan.
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) November 27, 2021
My heart goes to all those in mourning, and I wish a speedy recovery to the injured.
Prompt investigation and bringing to justice of attacker is a must.
Policia ka bërë me dije se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital.
Sipas Policisë, dyshimet janë se autobusi është sulmuar me kallash.
“Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58. Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport