Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me rastin e shënimit të ditës së FSK-së, ka thënë se ngritja e mëtejmë e FSK-së në një forcë ushtarake profesionale e në partneritet me aleatët tanë, është kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon.
“Qytetarët e Kosovës krenohen me FSK-në, të arriturat e saj dhe mbështesin misionin e saj fisnik në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve pa dallim në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.
Postimi në Facebook:
Me rastin e shënimit të Ditës së FSK-së, uroj të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe strukturat drejtuese të ushtrisë sonë, për integritetin, profesionalizmin dhe gatishmërinë për të qenë në shërbim të mbrojtjes dhe ruajtjes së paqes e sigurisë në Kosovë dhe jashtë saj.
Ngritja e mëtejmë e FSK-së në një forcë ushtarake profesionale e në partneritet me aleatët tanë, është kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon.
Qytetarët e Kosovës krenohen me FSK-në, të arriturat e saj dhe mbështesin misionin e saj fisnik në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve pa dallim në Republikën e Kosovës.