Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nis patrullimin në Gllogjan

Aktuale

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nis patrullimin në Gllogjan

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 16:01
Këta pjesëtarë janë në afërsi të vendit të ngjarjes, ku ndodhi sulmi

Një numër i madh i pjesëtarëve të Njësisë Speciale me armë të gjata sapo kanë arritur në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Këta pjesëtarë janë në afërsi të vendit të ngjarjes, ku ndodhi sulmi i mbrëmshëm me armë ndaj një autobusi me udhëtuar, ku mbetën 3 persona të vrarë e 1 i plagosur rëndë.

Autobusi ndaj të cilit u krye sulmi vazhdon të rri në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, në fshatin Gllogjan.

Image

Policia e Kosovës është duke patrulluar me qen.

Policia e Kosovës ka kryer ekzaminimet e nevojshme hetuese në autobus mbi këtë rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat