Flet axha i nxënësit të vrarë, tregon si e gjetën të gjallë në autobus, por më pas vdiq

Aktuale

Flet axha i nxënësit të vrarë, tregon si e gjetën të gjallë në autobus, por më pas vdiq

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 18:11
Jakup Hamzaj

Jakup Hamzaj, axha i nxënësit që vdiq gjatë sulmit me armë ndaj autobusit në fshatin Gllogjan të Deçanit, tha se ai ishte gjallë gjatë kohës kur babai i tij shkoi në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, i vdekur ishte vetëm shoferi. E për lajmin ai tha se e kanë marr vesh nga nxënësit që ishin në autobus e që i mbijetuan sulmit.

“Lajmin e kemi dëgjuar mbrëmë rreth orës 19:00. Më kanë thirre në telefon dhe më kanë thënë ka ndodhur diçka, kanë gjujtë dhe u plagos L. Më thirri gruaja e vëllait. Vëllain veç e lajmëruan në telefon dhe i thanë atë nxënësit hajde shpejtë se na kanë gjujtë, na kanë plagos dhe ka viktima. I pari njeri ka shku aty. Vëllai im, ka shkuar më pas fshati krejt dhe ai i pari ka hyrë në autobus”, ka thënë ai, për “News 24”.

Për vdekjen e nipit, ai tha se e morën vesh pasi shkuan në Spitalin e Pejës.

“Vëllai im ka shkuar fill për Pejë. I kanë çuar viktimat. Unë kam shkuar pas tij. Krejt fshati ka qenë aty. Krejt komuna ka qenë aty. Aty e kam lajmin që veç kanë ndërruar jetë dytë. Në vendin e ngjarjes ka vdekur shoferi. Kur e ka kapur vëllai ai veç kishte vdekur. Pastaj e ka kapur vajzën e këtij fshatarit dhe ia ka qitë në dorë Mustafës prej dritares dhe së fundi e ka kap djalin e vet. Ai thotë se djali ka pasur shenja jete, por për fat të keq ka ndërruar jetë”, ka thënë më tutje ai.

Pamjet KËTU

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat