Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ka bërë të ditur se në klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitale të përgjithshme janë duke u trajtuar 35 pacientë për COVID-19.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së prej tyre 12 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 23 të tjerë post-covid, pasi kanë kaluar Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacientë