Shqiptarë nga trevat e Shqipërisë, kryesisht nga Kosova kanë qenë të pranishëm mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku u mbajt edhe ceremonia e ngritjes së flamurit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku duket i rrethuar nga vajza dhe gra të buzëqeshura nga Kosova të cilat kërkojnë të bëjnë një fotografi me të.
Postimi:
“Pranë Shtëpisë së Flamurit me çikat e Kosovës që kanë zbritur sot në Vlorë”.