Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një fotografi nga arkivi, me anë të së cilës përkujton presidentin Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Fotografia është shkrepur në qytetin e Vlorës, me rastin e 80 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Aty shihet ish kreyministri Berisha duke mbajtur fjalim ndërsa krah tij është edhe ish presienti i ndjerë Ibrahim Rugova.
“Me presidentin e pavdekshëm Ibrahim Rugova, në 80 vjetorin e Pavarësisë, në Vlorë. Sb”, shkruan Berisha në Facebook.
Kjo është një dëshmi e afërsisë së Berishës me presidentin Rugova, e po ashtu një gjurmë e vlefshme e atdhedashurisë shqiptare.